Vdekja e 52-vjeçarit në Gjakovë, flasin familjarët: Ka pasur probleme shëndetësore, vdiq nga infarkti

Vdekja e 52-vjeçarit në Gjakovë, flasin familjarët: Ka pasur probleme shëndetësore, vdiq nga infarkti

Sot u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në një familje në rrugën “Ilir Hoxha” në Gjakovë, ku një burrë u gjet i vdekur te shtëpia e tij. Familja Zenelaj u tronditën kur e gjetën të shtrirë 52-vjeçarin dhe e njoftuan menjëherë Policinë e Emergjencën.

Vdekjen e Behar Zenalajt e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe sipas informacioneve të para ai dyshohet se ka pasur infarkt.

Kështu kanë bërë të ditur për Sinjalin edhe familjarët e tij, të cilët kanë thënë se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore, prandaj nuk kanë dyshimet për vdekjen e tij.

52-vjeçari ka vdekur në orët e mëngjesit, kur edhe Policia ka dalë në ven din e ngjarjes, me ç’rast janë bërë ekzaminimet e nevojshme, kurse trupi iu është liruar familjes për të vazhduar me ceremoninë e varrimit.

Sinjali mëson se pas përfundimit të të gjitha procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes’.

Related Articles