U fsheh në çati për t’i shpëtuar policisë, fotoja e shqiptarit bëhet virale

U fsheh në çati për t’i shpëtuar policisë, fotoja e shqiptarit bëhet virale

Një foto të pabesueshme! Kështu e cilëson tabloidi Daily Mail, atë që përjetëson momentin kur një burrë, i cili kultivonte kanabis në një “shtëpi bari” në Britaninë e Madhe, përpiqet t’i shpëtojë policisë.

Protagonist është një shtetas shqiptar, i identifikuar si Etmont Lika, 32 vjeç. Ai është fotografuar teksa fshihet në çati, ndërsa policia ka hyrë në banesën e përshtatur për rritjen e lëndëve narkotike.

Siç thotë media britanike, shqiptari ishte shfaqur përmes një videolidhjeje në një gjykatë të Liverpulit, pasi u shpall fajtor për një prej akuzave që lidhej me prodhimin e kanabisit.

Të riut, i cili kishte kaluar kanalin e La Manshit me një varkë të vogël vitin e kaluar, i ishin ofruar 100 paund në ditë për të jetuar në banesë.

Policia e kapi në muajin shkurt, pas zbulimit të 200 rrënjëve të kanabisit. Lika është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg./A2CNN

Related Articles