Në rrjetin social Tik Tok është duke qarkulluar një video teksa shihet një notere duke shtyer me forcë gazetaren e emisionit STOP të Shqipërisë.
Me të bërtitura, noterja e urdhëron gazetaren të mbyll gojën dhe e mbyll atë në zyrën e saj të noterizimit me çelës.
“Miq të Stopit këtu ndodhemi tek zyra noteriale e noteres Anila Haxhiu e cila nuk e di ça ka bërë, por na ka marrë peng, na ka mbyllur brenda. Kamera e ka fokusuar që më ka mbyllur pa të drejtë. Hape derën se po mban peng një person”, dëgjohet gazetarja e STOP-it.