Ka përfunduar takimi i thirrur në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës nga 33 kryetarët e klubeve kosovare të futbollit nga Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë, ku është diskutuar në lidhje me licencimin e FFK-së.
Temë në këtë takim ishte çështja e licencimit të FFK-së, si pasojë e së cilës klubet nuk po marrin vërtetimet nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Rinisë dhe Sportit për përfitime financiare nga Ligji i Sponsorizimit.
Tashmë ka disa javë që klubet janë duke u munduar që të gjejnë një zgjidhje në lidhje me këtë situatë të krijuar, pasi disa klubet shkaku i saj po futen në krizë të thellë financiare.
Krerët e klubeve është raportuar se edhe në javën e kaluar janë takuar, teksa kanë diskutuar edhe për mundësinë e bojkotimit të garave.