Një person është arrestuar të hënën nga policia në Gjakovë.
Ai dyshohet se me 20 mars ka kryer veprën penale “Dhunim”, por edhe vepra të tjera.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Me 03.04.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë