Futbollistët e Freiburgut krijuan një sensacion të madh në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, teksa arritën të eliminojnë me gol në kohën e fundit favoritin kryesor për trofeun, Bayern Munichun.
Bavarezët ishin në shok pas ndeshjes, pasi kishin dështuar në Kupë për të dytin vit radhazi.
Humbja krejtësisht e papritur tërboi lojtarët e Bayernit, të cilët u larguan nga fusha me kokën ulur.
Disa yje të klubit të famshëm kanë zhgënjyer tifozët me sjelljen e tyre pas eliminimit, veçanërisht Musiala i cili nuk ka dashur të shtrëngojë duart me trajnerin e Freiburgut, Christian Steich.
Pas ndeshjes, trajneri i Freiburgut ka “ngushëlluar” lojtarët kundërshtarë dhe me të ardhur në Musiala ka hasur në një reagim aspak të mirë nga ky i fundit.
Trajneri i Freiburgut, Steich i ka zgjatur dorën futbollistit të ri, por ai e ka injoruar.
Ai i ka kthyer shpinën dhe ka shkuar në drejtim të kundërt, gjë që ka mërzitur trajnerin gjerman.
Pamjet mund t’i shikoni në videon e mëposhtme.