Sot luhen ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

Sot luhen ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore është në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me Llapin që është nikoqir i Gjilanit me fillim nga ora 15:00.

Ballafaqimi i parë në Podujevë do të gjykohet nga Gramos Shala me dy ndihmësit, Besnik Morina dhe Granit Hyseni.

Takimi tjetër i kësaj faze zhvillohet mes Vushtrrisë dhe Prishtinës në stadiumin “Ferki Aliu”.

Dueli në Vushtrri do të drejtohet nga gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu. Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa janë dy ndihmësit.

Dy takimet në fjalë do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

Kujtojmë se ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës luhen në sistemin vajtje-ardhje.

Related Articles