Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme

Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme

Një tjetër “El Classico” mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet sonte.

Dy rivalët e përbetuar të futbollit spanjoll dhe botëror do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.

Katalunasit janë nikoqir të Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00.

Xavi Hernandez do të përballet me disa mungesa të rëndësishme këtë përballje. Pedri, Ousmane Dembele, Christensen dhe Frenkie de Jong do të mungojnë shkaku i lëndimeve.

Ndërkaq, Carlo Ancelotti pritet të startojë me 11-shen më të mirë në dispozicion.

Formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen, Kounde, Araujo, Alonso, Balde, Kessie, Busquets, Gavi, Raphinha, Lewandowski, Fati.

Real Madrid: Courtois, Vazquez, Militao, Nacho, Alaba, Kroos, Tchouameni, Modriq, Valverde, Benzema, Vinicius Jr.

Related Articles