Krasniqi: Është absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, kur unë isha vetë pjesë e partisë

Krasniqi: Është absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, kur unë isha vetë pjesë e partisë

Ish zëdhënësi i UÇK-së, së Kosovës, Jakup Krasniqi dha një fjalim të fuqishëm përball gjykatësve dhe prokurorëve të Gjykatë Speciale, ku numëroi një nga një torturat me të cilat ballafaqoheshin kosovarët në kohën e okupimit serb, shkruan Gazeta Enigma.

Gjatë fjalimit të tij ai foli për tmerret nëpër të cilat kaluan kosovarët nga okupatori serb. 

LEXO EDHE: Krasniqi rrëfen tmerrin e përjetuar në burgjet e Serbisë para Speciales: Më torturuan e më rrahën

Mes tjerash ai e ka cilësuar absurde akuzën për persekutim të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi ka thënë se vetë ka qenë pjesë e kësaj partie.

“Është absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, kur unë isha vetë pjesë e kësaj partie”, ka thënë ai duke përmendur vëllain e mbesën si anëtarë të LDK-së edhe pas luftës.

Krasniqi ka deklaruar se ka qenë rol i tij si zëdhënës i UÇK-së që ta paraqesë si strukturë të mirorganizuar, por “kjo duhet parë si propagandë e asaj kohe”. “Më ka lënduar aktakuza e ZPS-së, më shumë sesa burgjet e torturat nga Serbia”, ka thënë Krasniqi.

“Unë e urrej dhunën, vrasjet, burgosjet, torturat, dënimet, jo pse janë ushtruar ndaj meje dhe ndaj nesh si popull por janë tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën e di që asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje, e presion ndaj askujt”, ka thënë Krasniqi, 

Related Articles