Ditën e djeshme në mediat online, qarkulloi lajmi se cifti që u krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”, reperi Getinjo dhe Vivien, I kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shkak për këtë u bë fakti që dyshja kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin si dhe nuk ndiqeshin më në Instagram.
Pas gjithë zhurmës, dyshja kanë reaguar vetë. Ka qenë Vivien e cila ka postuar në Instastory një screenshot gjatë një bisede në facetime me reperin, duke shkruar:
“Tuni im ka nevojë për pak qetësi. Ju lutem na respektoni”
Pas saj ka reaguar edhe Getinjo, përmes dy shkrimeve në Instastory. Reperi thekson se e gjithë kjo situatë nuk ka të bëjë me Vivien, por po kalon një fazë depresioni dhe ka vendosur të largohet për disa kohë nga cdo gjë.