Musliu: AKI-ja ka informacione se në Rashkë po bëhen përgaditje për destabilizimin e veriut

Musliu: AKI-ja ka informacione se në Rashkë po bëhen përgaditje për destabilizimin e veriut

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka informacione që në Rashkë të Serbisë po zhvillohen stërvitje që qëllim kanë destabilizimin e veriut të Kosovës, thotë Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“E ashtuquajtura Mbrojtja Civile në bashkëpunim edhe me Listën Serbe atje në vazhdim kanë aktivitete në veri të vendit. Pjesëtarët e kësaj organizate po trajnohen në Rashkë për veprime desatbilizuese në Kosovë. Atje vazhdon djegja e veturave të qytetarëve me targa RKS. Po ashtu linçimi dhe presoni është rritur ndaj prestarëve që nuk i binden Listës Serbe. Prandaj, si shtet duhet të përgatitemi për çdo provokim të situatës që mos të na zë në befasi”, tha Musliu informata sipas saj ua ka dhënë drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti që raportoi të mërkurën në këtë Komision.

Mes tjerash ajo shtoi se “AKI po e kryen punë me sukses dhe e ka përkrahen e Komisionit për veprime konkrete. Unë flas zyrtarisht si institucion, është e konfirmuar – janë duke u stërvitur në Rashkë që mund të merren në veri të Kosovës, ka stërvitje, gjuajte me armë, taktizim”.
Gjatë konferencës, Musliu tutje njoftoi se nga drejtori i AKI-së u njoftuan rreth gjendjes së sigurisë në vend, e cila është stabile./ GAZETA ENIGMA.

Related Articles