Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë qëlluar për vdekje një 17-vjeçar.
Dalaneo Martin, u vra nga organet e rendit në Washington, teksa u përpoq të ikte me një veturë të vjedhur.
Ngjarja kishte ndodhur më 18 mars, ndërkaq pamjet janë publikuar nga policia e Washingtonit.
Martin u gjet duke fjetur në një makinë që e kishte vjedhur.
Ai u përpoq të rezistonte kur afër makinës u afrua një oficer i policisë.
17-vjeçari u shfaq në panik, po ashtu u mundua të arratisej.
Policët e përfshirë në rast janë suspenduar.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, njofton mediat ndërkombëtare.