Deputeti i Vetëvendosjes, vlerëson se dy vjetët e këtij mandati kanë qenë të jashtëzakonshme për Qeverinë Kurti.
Ai ka thënë se ka pasur transformim politik dhe ekonomik.
“Nga 1D, kemi kaluar në 4D. Nga fokusi vetëm Dialog, kemi kaluar në Demokraci, Diasporë, Drejtësi dhe Dialog”, është shprehur Muja.
“Këto katër D-të e kanë sforcuar njëra-tjetrën”.
Muja ka thënë se lufta kundër korrupsionit ka shënuar rënie të dukeshme dhe këtë sipas tij e thotë raporte ndërkombëtare.