Reagon ashpër vëllau i Donjeta Pajazitajt: Drejtësia është e fëlliqur, s’kam më besim as në polici

Reagon ashpër vëllau i Donjeta Pajazitajt: Drejtësia është e fëlliqur, s’kam më besim as në polici

Pas lirimit nga akuza të Naser Pajazitajt, të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, ka reaguar vëllau i viktimës, Shkelqimi.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky vendim e vërteton edhe njëherë se sa e fëlliqur është drejtësia.

“Drejtesia e kosoves edhe njeher vertetoi se sa e fëlliqur eshte, edhe nje here vertetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vertetoi qe njerzimi qe punon aty e SHESIN fytyren e tyre per para”, tha ai.

Postimi i plotë i Shkelqim Pajazitajt:

Drejtesia e kosoves edhe njeher vertetoi se sa e fëlliqur eshte, edhe nje here vertetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vertetoi qe njerzimi qe punon aty e SHESIN fytyren e tyre per para.

Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykat e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te verteten

Keta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtesi ne vendin e tyre.

SHTETI po vret.

Related Articles