Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka një këshilltar i cili paguhet 5 mijë e 560 euro.
Në seancën e sotme e cila është vazhdim i debatit për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti, Zemaj kërkoi nga Çeku sqarim lidhur me këtë çështje.
“Sipas informatave që kemi, ju e keni paguar një ekspert që juve ju këshillon me pagë 5 mijë e 560 euro, a mund të na tregosh çfarë cilësie ka ky ekspert, për çka?”, pyeti deputeti.
Zemaj poashtu tha se ministri Çeku ka dhënë më së shumti miliona subvencione në OJQ-të e Prizrenit.
“Besa edhe për OJQ ku keni qenë ju i angazhuar më përpara”, tha Zemaj.