Një person në Gjakovë ka raportuar në polici se mbrëmjen e datës 27.03.2023 bashkëshortja e tij së bashku me dy fëmijët e saj – djalë dhe vajzë të moshës 11 dhe 12 vjeç që i kishte pasur nga martesa e mëhershme, janë larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
Organet e rendit njoftojnë se rasti është duke u hetuar.