Ministria e Kulturës: Kemi argumentuar se kriteret e vendosura për Manastirin e Deçanit s’kanë qenë të qëndrueshme

Ministria e Kulturës: Kemi argumentuar se kriteret e vendosura për Manastirin e Deçanit s’kanë qenë të qëndrueshme

Manastiri i Deçanit nuk figuron në listën e shtatë monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit thekson se vendimi i vitit është marrë pa konsultimin e mirëfilltë me palët dhe si I tillë nuk ka qenë i drejtë, ngase nuk është bazuar në argumente profesionale dhe nuk ka reflektuar pasqyrën reale.

“Në komunikimet me shkrim të drejtuara drejt organizatës Europa Nostra ne kemi argumentuar vazhdimisht që kriteret mbi të cilat është vendos në këtë listë në rrezik Manastiri, nuk qëndrojnë. Këtë qëndrim ministri Hajrulla Çeku dhe ministri Liburn Aliu e kanë përsëritur edhe në takimin e mbajtur gjatë muajit korrik të vitit të kaluar kur në Kosovë ishin delegacioni i bordit të Organizatës Europa Nostra”, thuhet në një përgjigje nga Ministria e Kulturës për KlanKosova.tv.

Në këtë përgjigje theksohet edhe nevoja që Europa Nosta t’i kërkojë falje Kosovës për rangimin e bërë një vit më parë.

“Në atë takim ministrat po ashtu patën deklaruar se mungesa e vlerësimit të rrezikut që i kanoset Kalasë së Novobërdës, dhe insistimi për “rrezikun” ndaj Manastirit të Deçanit, është edhe një dëshmi për qasjen joprofesionale, politikisht të ndikuar të organizatës Europa Nostra, dhe kanë theksuar që Europa Nostra i detyrohet një kërkim falje dhe kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj reputacionit të Institucioneve të Kosovës”.

Related Articles