Ibrahima Konate edhe zyrtarisht është lojtar i Livepoolit, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin e ka konfirmuar klubi në faqen zyrtare, duke treguar se kanë arritur marrëveshje me RB Leipzig për blerjen e 22-vjeçarit.
Konate është shumë i lumtur që do ta vazhdojë karrierë në Angli.
“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar një klubi si Liverpooli”, tha Konate.
“Është moment fantastik për mua, familjen dhe mezi pres t’i takojë shokët e rinj, stafin dhe të nis një epokë të re në karrierën time”./Gazeta Enigma/