Ka ndërruar jetë Selatin Vokrri i cili ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e sportit të futbollit në Kosovë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tashmë të ndjerit.
Kohëve të fundit, Vokrri ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se më 3 maj të vitit 2022, presidenti i FFK-së Agim Ademi në shoqëri të Agim Nurës dhe Mirsad Çollakut, me rastin e 6-vjetorit të anëtarësimit të Kosovës në UEFA, e kanë vizituar në shtëpinë e tij ish-futbollistin dhe trajnerin e mirënjohur Selatin Vokrri.
Gjatë kësaj vizite, Ademi i shprehu mirënjohjen Vokrrit për kontributin e tij gjatë periudhave të ndryshme në futbollin e Kosovës, qysh nga koha e tij si futbollist e deri në periudhën e zhvillimit të futbollit të pavarur, e që në fund rezultoi me realizimin e objektivit për anëtarësim në UEFA.