Tre të dyshuarit për sulmin brutal ndaj gazetarit Valon Syla janë parë teksa largohen të prangosur nga gjykata. Ndaj te njëjtëve është kërkuar masa e paraburgimit prej 1 muaj, por ende nuk është marrë vendimi.
Seanca ndaj tyre filloi nga ora 10:00.
Të dyshuarit për sulmin ndaj tij Kenan Hasani, Okan Hasani, Lum Dervishi u arrestuan të mërkurën nga Policia e Kosovës.