Një person ka mbetur i plagosur nga një mjet i mprehtë pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur sot në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Në përleshje sipas Policisë janë të përfshirë disa të mitur
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën se lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave (të mitur). Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.
Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.