Ora policore në Shqipëri shtyhet deri në ora 23:00, muzika do të lejohet deri në 22:00

Ora policore në Shqipëri shtyhet deri në ora 23:00, muzika do të lejohet deri në 22:00

Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri vendosi dje që duke filluar nga data 1 qershor ora policore shtyhet në 23:00, ndërsa muzika do të lejohet deri në 22:00, por klubet e natës dhe diskot do të vijojnë të mbeten të mbyllura.

Ndërkohë që qeveria në një akt normativ të miratuar në datë 26 maj dhe të botuar dje në Fletoren zyrtare ka lënë një hapësirë lidhur me muzikën.

Në aktin normativ theksohet se do të jetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ai që do të vendosë për lejimin ose ndalimin e orarit të muzikës.

“Në nenin  3, të  aktit  normativ  nr.3,  datë 15.3.2020,    të    Këshillit    të    Ministrave,    të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon: a) Në   pikën   7/2, fjalia  “Në  çdo  mjedis shërbimi   ndalohet   muzika   pas   orës 22:00.”zëvendësohet me “Orari i ndalimit të muzikës në mjediset e shërbimit përcaktohet rast pas rasti me urdhër     të ministrit     të     Brendshëm,     pas rekomandimit  të Komitetit  të  Përkohshëm  për Infeksionine Përhapur nga Corona Virus” thuhet në aktin normativ.

Gjithashtu është miratuar edhe një ndryshim për penalitetin për drejtuesit e mjeteve që shkelnin orën policore, nga 3 vjet të heqjes së patentës nëse kapeshe në shkelje, dënimi do të jetë me gjobë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 30 ditë, njofton ABC News Albania.

“Në pikën  11,  fjalët“… dënohen  me  heqje të  lejes  së  drejtimit  për  një  periudhë  trevjeçare dhe me bllokim të mjetit.”zëvendësohen me “… dënohen me masë administrative me pezullimin e lejes  së  drejtimit  për  30 (tridhjetë) ditë dhe me masën administrative  plotësuese  të bllokimit  të mjetit   për   një   periudhë   prej   30 (tridhjetë) ditësh”. Me nisjen e sezonit turistik dhe uljen  e rasteve të infektimeve dhe fataliteteve, Shqipëria liroi masat kundër koronavirusit.

Related Articles