Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimale do të shënojnë rritje të lehta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. / Gazeta Enigma.