Mesfushori Davide Frattesi do të jetë përforcimi i parë i Juventusit për sezonin e ardhshëm.
“Tuttosport” ka njoftuar të martën se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Sassuolon për transferimin e Frattesit në verë. Mësohet se Juventusi do të paguajë 30 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili më ekipin e ri do të firmosë kontratë afatgjate.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet muajin tjetër, ndërsa Frattesi po konsiderohet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën te Juventusi.
Ai është pjesë e Sassuolos prej vitit 2017, ndërsa ka luajtur edhe te Roma, Ascoli, Empoli e Monza. Këtë sezon Frattesi ka shënuar 6 gola në 30 paraqitje në Serie A, ndërsa me Sassuolon ka kontratë deri në vitin 2026.
© KOHA. Të gjitha të