Avdullah Hoti, ish-kryeministri i Kosovës, ka kritikuar kryeministrin aktual Albin Kurti, lidhur me marrëveshjen e Ohrit.
Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja e Ohrit është marrëveshja më e dëmshme që mund t’i ketë ndodhur Kosovës.
“Kur unë kam marrë Qeverinë e kam mbyllur qasjen se do të negociohet për marrëveshje teknike. Kam negociuar gjatë me ndërkombëtarët dhe kam thënë se në dialog shkojmë vetëm për marrëveshje përfundimtare.
Serbia tashmë nuk e ka presionin për njohjen e Kosovës. Kurti e Osmani e kanë arrit një marrëveshje duke betonuar një status-quo të re”, ka deklaruar ndër të tjera Hoti.
Këto deklarime dikur shefi i ekzekutivit kosovar i bëri në RTV Dukagjini, ndërsa veç Kurtin, kritikoi edhe presidenten.