Me fillim nga ora 21:00, do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve, ku do të takohen dy klubet angleze, Chelsea dhe Mancester City.
Të dyja klubet janë shprehur optimiste për ta fituar titullin e të parit në Evropë, por cili klub do ta ngritë trofeun sonte në Porto.
Historikisht ekipi që udhëheqet nga Pep Guardiola nuk ka fituar asnjëherë në historinë e saj ndonjë trofe të Ligës së Kampionëve, ndërsa në anën tjetër Chelsea në vitin 2012 kishte fituar trofeun e parë, kur kishte mposhtur Bayern Munich.
Ekipet janë duke u përgaditur që dy ditë në Porto të Portugalisë.
Formacioni startues për skuadrën blu pritet të jetë: Mendy, Christensen, Silva, Rudiger, Azpilicueta, Kante, Jorginho, Chilwell, Ziyech, Mount dhe Werner.
Ndërsa Manchester City starton me Ederson, Walker, Stones, Dias, Cancelo, De Bruyne, Rodri, Gundogan, Mahrez, Silva dhe Foden
Të dyja ekipet do të kenë nga 6 mijë bileta për fansat, me numrin maksimal prej 20 mijë personave që pritet të ndjekin përballjen nga afër.