E enjtja e 20 prillit është dita e fundit të muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Pas 30 ditë agjërimi, sakrifice e solidariteti, besimtarët myslimanë do të festojnë të premtën më 21 prill Fitër Bajramin.
Me këtë rast, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, do t’i drejtohet komunitetit mysliman me një mesazh me rastin e “Bajramit të Madh”.
Ngjarja do të mbahet në ora 11:00 në selinë e BIK-ut.
Nesër namazi i faljes së Fitër Bajramit, do të bëhet në ora 06:23.