Autoritetet në Amerikën Latine kanë arrestuar 14 mijë e 260 njerëz dhe kanë konfiskuar rreth 200 tonë kokainë, në kuadër të një operacioni të madh, të udhëhequr nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë, Interpol.
Në periudhën 12 mars – 2 prill, autoritetet kanë konfiskuar 203 tonë të kokainës dhe drogave tjera – vlera e të cilave arrin në rreth 5.7 miliardë dollarë, shkruan Euronews.
Përgjatë operacionit janë konfiskuar edhe mbi 8.200 armë të paligjshme dhe 305.000 fishekë.
Operacioni është thënë të jetë zhvilluar në 15 shtete.
Në total, autoritetet kanë ndërprerë veprimtarinë e 20 grupeve kriminale, përfshirë sindikatën braziliane të krimit, Primeiro Comando da Capital, bandën e të rinjve të Salvadorit, Mara Salvatrucha dhe Kartelin e Ballkanit, që është aktiv edhe në Amerikën Jugore.