Sot besimtarët myslimanë festojnë Bajramin.
Imami Fadil Musliu nga Prishtina, në një intervistë për lajmi.net ka apeluar tek besimtarët që veprat e mira t’i vazhdojnë edhe pas Bajramit.
Ai ka thënë se njerëzit duhet të vazhdojnë vetëm me punë të mira dhe të mbara.
Zoti shikon besimtarët myslimanë dhe u thotë jeni të falur. Pas këtij investimi 1 mujor, nuk ja vlen tjetër pas Ramazanit, pos të vazhdojmë me punë të mira dhe të mbara. Sicc jemi bashkuar në sofrat e iftarit dhe syfyrit, të jemi bashkë me njëri tjetrin, ta vizitojmë njëri tjetrin, dhe t’i japim njëri tjetrit edhe pas Ramazanit. Nuk përfundon lidhja me Zotin”, thotë Musliu.