Një 62 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në një hotel në Golem.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kavajë/Informacion paraprak:
Më datë 21.04.2023, në një hotel në Golem, në prezencë të familjarëve, ka ndërruar jetë shtetasi S. L., 62 vjeç.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.