Festë në Torino, Juventusit i rikthehen 15 pikët! Milan dhe Inter jashtë zonës Champions

Festë në Torino, Juventusit i rikthehen 15 pikët! Milan dhe Inter jashtë zonës Champions

Është dhënë sot vendimi për apelimin e Juventusin për dënimin me 15 pikë.

Klubi bardhezi ishte dënuar me -15 pikë në Serie A për shkak të një problemi me plusvalencat. Por klubi e apeloi vendimin dhe sot gjithçka ka ndryshuar.

Gjykata e Apelit vendosi që dënimi me -15 pikë të hiqet dhe Juventus kështu i rikthehen pikët me të cilët u dënua.

“Zonja” shkon në vend të tretë me 59 pikë duke lënë jashtë zonës Champions Milanin dhe Interin. 

Related Articles