Lumir Abdixhiku sot feston ditëlindjen e 40-të

Lumir Abdixhiku sot feston ditëlindjen e 40-të

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot feston ditëlindjen e tij të 40-të. Në këtë ditë, ai ka ndarë një fotografi bashkë me dy vajzat e tij, duke falënderuar për urimet që ka marrë.

“Në festën e 40-të, me dy dhurata të çmuara! Ju faleminderit secilit për urimet e ngrohta, e bashkërrugëtimin me kujtime përplot”, ka shkruar Abdixhiku krahas fotografisë.

Abdixhiku erdhi në krye të LDK-së pas dorëheqjes së Isa Mustafës. Ai u zgjodh kryetar në mars të 2021-ës nga Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lumir Abdixhiku i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2017, ku dhe fitoi mandatin e deputetit.

Related Articles