Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.
Në një rrahje masive janë përfshirë mbrëmë 12 persona në parkingun e një lokali në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë.
Sinjali mëson se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë.
Po ashtu të dyshuarit është arritur që të arrestohen dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, tre nga tetë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët do të hetohen në liri për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.