Kryetari i KQZ-së fton qytetarët e Mitrovicës së Veriut të dalin në zgjedhje

Kryetari i KQZ-së fton qytetarët e Mitrovicës së Veriut të dalin në zgjedhje

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka vizituar qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, nga ku ka ftuar qytetarët të dalin në zgjedhje për të votuar për përfaqësuesin e tyre.

Ai tha se procesi i votimit deri tani është duke shkuar në rregull dhe nuk është raportuar për ndonjë telashe.

“Erdhëm t’i vizitojmë qendrat e votimit, po e shohim që procesi po shkon me rregull, nuk ka problem. I ftoj qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe në këtë mënyrë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të votojnë institucionet legale demokratike. I kemi ndërmarrë të gjithë masat që ky proces të shkojë në rregull, me qetësi. Shpresojmë që të përfundojë i qetë, i bëj thirrje qytetarëve të votojnë në mënyrë masive të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, ka thënë Radoniqi para gazetarëve.

Ai theksoi se nuk kanë dhënë ndonjë urdhër për moslejimin e gazetarëve nëpër vendvotime.

Related Articles