Iluzionet optike mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për të testuar trurin tonë ndërsa ne përpiqemi të shohim përmes imazhit për të zbuluar se çfarë mund të fshihet aty. Disa prej tyre mund të shtrembërojnë vizionin tonë, ndërsa të tjerët na bëjnë të zgjedhim diçka nga një imazh që kërkon shumë analizë dhe durim.
Por ky iluzion është paksa më ndryshe, pasi teston se sa shpejt mund të vëreni një ndryshim në një turmë numrash që duken të jenë identikë. Iluzioni, i publikuar nga JagranJosh, nuk është i lehtë dhe për t’i bërë gjërat më të vështira, jeni në garë kundër kohës.
Në imazh do të gjeni rresht pas rreshti të numrit 8, çfarë duket të jetë. Por, i fshehur diku në foto është një numër 3, dhe detyra juaj është ta dalloni atë. Megjithatë, me këtë lojë truri nuk është aq e lehtë sa të gjesh të çuditshmen, por edhe kundër kohës – kështu që duhet të mendosh shpejt, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.
Ju do t’i keni vetëm 6 sekonda për ta zbuluar numrin 3, dhe shumë prej neve do të na duhet pak më tepër kohë për ta bërë këtë.
Nëse ju jeni ai person dhe keni nevojë për një shtytje të vogël, atëherë sigurohuni që të hidhni një vështrim nga fundi i imazhit dhe të mbani sytë hapur për çdo gjë që nuk përputhet me të njëjtën formë si numri 8.
Nëse akoma keni vështirësi për ta gjetur atë, atëherë ne kemi bërë punën për ju dhe në fotografinë e mëposhtme ju mund të shihni se ku ndodhet numri 3.