Kiara ka bërë postimin e parë në Instagram pas daljes për herë të dytë nga shtëpia e Big Brother VIP. Ajo ka postuar një foto me unazën nga propozimi për martesë që i bëri Luizi të shtunën.
Në foton që ka publikuar, ka bashkangjitur një mbishkrim ku shprehet e lumtur, duke thënë se ka harruar çdo gjë në jetë si shkak i lumturisë.
Moderatorja ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, duke e përfunduar postimin me deklaratën: “Dashuria fiton”.
“Zemra plot! Aq shume u gezova dje, sa harrova cdo dhimbje, lot, zhgenjim. Faleminderit te gjitheve per dashurine dhe mbeshtetjen qe keni treguar gjate rihyrjes time ne shtepine e Big Brother. Cdo mesazh, koment, apo vote mbeshtetese e ka bere kete eksperience te paharrueshme dhe te vecante per mua! Dashuria mbizoterofte ne zemrat tuaja! Sinqerisht, realisht e juaja! Dashuria fiton”, shkruan Kiara.