Shkëmbim zjarri mes trupave ruse dhe mercenarëve të Wagner

Shkëmbim zjarri mes trupave ruse dhe mercenarëve të Wagner

Një përleshje që shpërtheu midis ushtarëve të ushtrisë ruse dhe mercenarëve të Grupit Wagner u përshkallëzua në një shkëmbim zjarri në Stanytsia Luhanska në rajonin e Luhanskut të kontrolluar nga Rusia, ka pohuar Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Sipas konferencës së përditshme të mbrëmjes, gjatë përleshjes ka pasur viktima nga të dyja palët, shkruan Skynews.

“Ato (forca të ndryshme ruse) po përpiqen të transferojnë përgjegjësinë për llogaritjet e tyre të gabuara taktike dhe humbjet mbi njëri-tjetrin”, thuhet në raport.

Megjithëse pretendimi nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, Grupi Wagner shpesh është gjendur në mosmarrëveshje me Ministrinë Ruse të Mbrojtjes.

Rajoni i Luhanskut u pushtua nga Rusia në fillim të korrikut 2022.

Related Articles