Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gllarevë të Klinës.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit rajonal të trafikut”, tha Gashi.