Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar mbylljen me sukses të fazës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai ka përshëndetur vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe ka uruar që ajo të jetë sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE.
“Përshëndes vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE!”, ka shkruar Begaj në Twitter.