Dy grupe kriminale përleshen mes vete në Turqi, plumbi qorr vret foshnjën

Dy grupe kriminale përleshen mes vete në Turqi, plumbi qorr vret foshnjën

Dy grupe kriminale janë përleshur me armë mes vete në Turqi.

Si pasojë e goditjes nga plumbi qorr, u vra një foshnje e moshës 1 vjeç e gjysmë.

Nga përleshja u plagosën po ashtu edhe shtatë persona të tjerë.

Siç raportojnë mediat turke, ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Adanasë, më saktësisht në lagjen Gulbahçesi.

Të plagosurit, si dhe foshnja ishin dërguar në spitale të ndryshme të këtij qytetit, por edhe përkundër ndërhyrjes së mjekëve, kjo e fundit nuk arriti t’ju bëjë ballë plagëve.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.

Personat e dyshuar janë dërguar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast penal.

Related Articles