Ramush Haradinaj për aplikimin e Kosovës në KiE: Hap i mbarë, por proces i vështirë

Ramush Haradinaj për aplikimin e Kosovës në KiE: Hap i mbarë, por proces i vështirë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar aprovimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se ky është një hap i mbarë, por edhe një proces i vështirë.

Ai shtoi se beson që shpejt të ndodhë anëtarësimi i plotë i vendit në këtë institucion evropian.

“Sot me shumicë votash, vendet anëtare të Këshillit të Evropës aprovuan kërkesën e Kosovës pro procedimit të aplikimit në këtë instancë, hap i mbarë ky por proces i vështirë. Jemi besimplotë për anëtarësim të plotë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Krahas këtij procesi, tani Haradinaj tha se është momenti që Kosova të nisë sa më parë edhe fillimin e Partneritetit për Paqe.

Related Articles