Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë sonte se Serbia për më pak se 24 orë ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit.
“1. Ndërhyrje e huaj në zgjedhjet në Kosovë (shkelje e nenit të dytë). 2. Lobim dhe votim kundër aplikimit të Kosovës për në Këshillin e Evropës (shkelje e nenit të katërt)”, ka shkruar Osmani në Twitter, për çka mori një kundërpërgjigje nga ligjvënësi Abazi.
Sipas tij, “kjo punë nuk bëhet në Twitter”. Ai shtoi se “më shumë po bëjnë ambasadorët””, transmeton Paparaci.”.
“Është shumë më e thellë çështja se sa një cicërim në Twitter. Këto listime janë në rregull”, tha ai në Debat Plus.
“Në çdo fazë Serbia shpërblehet përkundër faktit që instrumentet e BE-së të vetmet janë financiare”.