Maskota gjigante e Peles dështon keq në stadiumin brazilian, ky detaj bëri të qesh tifozët

Maskota gjigante e Peles dështon keq në stadiumin brazilian, ky detaj bëri të qesh tifozët

Figura e legjendës braziliane Pele, do të mbetet gjatë në memorien e tifozëve. Homazhet dhe përkujtimet e tij do të vazhdojnë, siç ka ndodhur së fundmi në Brazil.

Në ndeshjen e parë finale të Kampionatit Pernambukano mes Retro dhe Sport Resife, një maskotë e madhe si Pele ka hyrë në fushë për të përshëndetur tifozët e pranishëm në stadium.

Për shkak të madhësisë së maskotës, zinxhiri i pantallonave ishte bërë në mënyrë që personi nën maskotë, të kishte mundësi të shihte qartë.

Në një moment gjatë ecjes në fushë, personi nën maskotë ka nxjerrë krahun nga zinxhiri duke përshëndetur të pranishmit në stadium.

Ndoshta kjo nuk ka qenë zgjidhja më e mirë që mund të bënte, megjithatë videon e maskotë së Peles ka arritur ta bëjë jo pak virale në rrjet.

Related Articles