Para pak minutash është arrestuar një punëtor teknik në fshatin Vrellë të Istogut.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se A.F është arrestuar në shkollën “Hysni Zajmi” në Vrellë.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se A.F ka ngacmuar seksualisht disa nxënëse nga 13 deri në 15 vjeç
. Punëtorit teknik (korrilit) i është sekuestrual telefoni ku dyshohet se i janë gjetur biseda dhe forma të tjera të ngacmimeve me nxënëse. Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast.