Inter – Juventus dhe Fiorentina – Cremonese janë dy gjysmëfinalet e këtij viti në Kupën e Italisë.
Gjashtë lojtarë të Interit, tre nga Juventusi, dy nga Fiorentina dhe shtatë nga Cremonese, do të mungojnë në finalen e Kupës së Italisë më 24 maj nëse marrin karton të verdhë në gjysmëfinalen e dytë.
Sot Interi pret Juventusin në ‘Stadio Meazza’ në gjysmëfinalen e dytë të Coppa Italia. Ndeshja e parë në Torino përfundoi në barazim 1-1, përcjellë lajmi.net.
Nga ana tjetër, Fiorentina mundi 2-0 Cremonese në ‘Stadio Zini’ dhe do të presë ‘Grigiorossi’ në ‘Stadio Franchi’ të enjten.
Disa lojtarë rrezikojnë të humbasin finalen e Kupës së Italisë nëse marrin një karton të verdhë në ndeshjet e ardhshme të Coppa.
Ndryshe nga sa ndodh në kompeticionet evropiane, kartonët e verdhë nuk skadojnë me përfundimin e çerekfinaleve në Kupë të Italisë.
Pra, kush rrezikon të humbasë finalen e madhe në Romë më 24 maj?
Interi ka me karton të verdhë Marcelo Brozovic, Joaquin Correa, Robin Gosens, Lautaro Martinez, Romelu Lukaku dhe Andre Onana, ndërsa ata të Juventusit janë Danilo, Fabio Miretti dhe Mattia Perin.
Sofyan Amrabat dhe Lucas Martinez Quarta do të mungojnë në finale me karton të verdhë për Fiorentina, kurse, Cremonese ka shtatë lojtarë në rrezik, Cyriel Dessers, Alex Ferrari, David Okereke, Soualiho Meite, Giacomo Quagliata, Emanuele Valeri dhe Johan Vasquez, plus trajnerin e tyre Davide Ballardini.