Valon Ramushi kështu iu drejtua viktimave me fjalët: “Unë jetën e humba se gruan e vrajta, edhe juve kam me ju vra”

Valon Ramushi kështu iu drejtua viktimave me fjalët: “Unë jetën e humba se gruan e vrajta, edhe juve kam me ju vra”

Sipas përshkrimit të ngjarjes në Prokurori, Valon Ramushi dyshohet se, para se të shtinte me armë në drejtim të personave që ndodheshin aty, u është drejtuar me fjalët: “Unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra”.

Sipas deklarimit të përfshirë në përshkrimin e rastit, pas kërcënimit, i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të tyre. I dëmtuari me inicialet R. ka arritur të largohet, ndërsa personi me inicialet M. është plagosur, por ka arritur të strehohet në oborrin e një shtëpie.

Ndërkaq, viktima E. B. nuk ka arritur të largohet dhe, sipas përshkrimit të ngjarjes, i dyshuari ka shtënë disa herë në drejtim të tij, duke e privuar nga jeta në vendin e ngjarjes.

Më pas, sipas të njëjtit përshkrim, Ramushi e ka dërguar me veturën e tij të markës Volkswagen Tiguan, N. B., e cila tashmë është e ndjerë, deri në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, përpara hyrjes së Emergjencës, ku e ka lënë.

Pas kësaj, ai është drejtuar në polici dhe është dorëzuar.

Related Articles