Haxhiu: Kompania që ia kemi shkëputur kontratën ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium”

Haxhiu: Kompania që ia kemi shkëputur kontratën ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kompania e cila kishte përfituar tender për ta shfrytëzuar tokën e Ministrisë së Drejtësisë, në pronën “Vicianiumi”, në Vushtrri ka rifilluar punimet, raporton Gazeta Enigma.

Ajo tha se pavarësisht se  çështja e përdorimit të pronës së MD-së nga kjo kompani, ka shkuar në gjykatë, e njëjta nuk e ka përfillur vendimin e ministrisë dhe i ka rifilluar punimet.

Haxhiu i ka bërë thirrje edhe kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri që ta mbrojë pronën publike.

“Kompania të cilës ia kemi shkëputur kontratën për shkak se e njëjta ishte lidhur me shkelje të rënda ligjore, pavarësisht vendimit të Ministrisë, ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium” në Vushtrri.

Kryetari i Komunës, z. Xhafer Tahiri nuk duhet të lejojë keqpërdorimin e pronës publike. Vendimi i Ministrisë është mbi çfarëdo vendimi që ka marrë Komuna për t’ju përshtatur interesave të atyre që janë përgjegjës për këtë dëmtim të pronës. Prona duhet të mbrohet”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Reagimi i plotë:

Reagim

Kompania të cilës ia kemi shkëputur kontratën për shkak se e njëjta ishte lidhur me shkelje të rënda ligjore, pavarësisht vendimit të Ministrisë, ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium” në Vushtrri.

Kryetari i Komunës, z. Xhafer Tahiri nuk duhet të lejojë keqpërdorimin e pronës publike. Vendimi i Ministrisë është mbi çfarëdo vendimi që ka marrë Komuna për t’ju përshtatur interesave të atyre që janë përgjegjës për këtë dëmtim të pronës. Prona duhet të mbrohet.

Ne jemi njoftuar që kompania ka paditur Ministrinë prandaj deri në një vendim të Gjykatës, kompania nuk guxon të rifillojë punimet.

I bëjmë thirrje kryetarit të Komunës ta mbrojë pronën publike dhe po ashtu policisë që ta zbatojë vendimin e Ministrisë.

/Gazeta Enigma/

ReagimKompania të cilës ia kemi shkëputur kontratën për shkak se e njëjta ishte lidhur me shkelje të rënda ligjore,…Posted by Albulena Haxhiu on Saturday, May 29, 2021

Related Articles