Massimiliano Allegri ishte i zemërua pas humbjes së Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Interit , duke u përplasur me drejtuesit kundërshtarë pranë dhomave të zhveshjes në “Giuseppe Meazza”.
Bianconerët ranë me rezultat të përgjithshëm 2-1 pasi Nerazzurrët fituan 1-0 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales, duke eliminuar skuadrën e Allegrit.
Tensionet kanë qenë të larta në Juventus në javët e fundit, pavarësisht faktit se dënimi i tyre prej 15 pikësh u anulua përkohësisht nga Collegio di Garanzia e CONI-it. Po ashtu Zonja e Vjetër ka humbur tre ndeshjet e fundit në kampionat.
Gazzetta dello Sport detajon se si Allegri u përplas me drejtorët e Interit pas ndeshjes së djeshme gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke fyer figura si Giuseppe Marotta dhe Dario Baccin.
“Ju jeni të gjithë një bandë m*ti, por gjithsesi do të përfundoni të gjashtët!”, përpara se t’i kthehej skuadrës së tij për të deklaruar se “ne duhet të përfundojmë përpara tyre në kampionat, nuk duhet t’i dërgojmë ata në Ligën e Kampionëve”.
Ndihmës-trajneri i Juventusit, Marco Landucci, së fundmi u dënua me 5 mijë euro gjobë dhe ndalim me një ndeshje nga FIGC për fyerje ndaj trajnerit të Napolit , Luciano Spalletti.