“Rashica është një nga lojtarët me të mirë tek Galatasaray”

“Rashica është një nga lojtarët me të mirë tek Galatasaray”

Milot Rashica po kalon në një formë fantastike në Superligën e Turqisë në futboll.

Sulmuesi kosovar ka realizuar 6 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat me skuadrën e Galatasaray, duke qenë në vendin e parë me 6 pikë më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë.

Forma fantastike që po kalon Rashica e ka ndihmuar shumë skuadrën turke, me tifozët që janë lidhur shumë me sulmuesin kosovar, madje duke kërkuar tek klubi që me çdo kusht të sigurojë shërbimet e tij të plota nga Norwich City.

Gazetari i njohur i sportit në Turqi, Efe Kırkyıldız, tha për ‘GazetaBlic Sport’ se Rashica është një lojtar kyç tek skuadra turke gjithashtu njëri nga futbollistët më me ndikim.

Rashica është një futbollist shumë i vlefshëm. Ai është një nga lojtarët më të mirë, të përkushtuar dhe të disiplinuar të skuadrës aktuale të Galatasaray. Ai performon afër periudhës së Bundesligës dhe është një nga lojtarët më me ndikim të skuadrës në garën për titullin”, tha fillimisht ai.

Më pas, i pyetur se a do të qëndrojë Rashica tek Galatasary pas përfundimit të këtij edicioni, Efe Kırkyıldız ishte shumë optimist për një gjë të tillë.

Meqenëse është shumë i mirë, patjetër do të marrë oferta transferimi nga klube të tjera. Por ai nuk do të dojë të largohet nga ambienti ku ndodhet tani. Mendoj se do të vazhdojë në Galatasaray me një ekip që luan për titullin, mbështetjen e pabesueshme të tifozëve dhe faktorin Stamboll”, përfundoi ai.

Related Articles