Këtë të dielë Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio është rikthyer në një mënyrë shumë të veçantë. Këtë herë Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli do të intervistojnë 4 finalisët.
E para ishte Dea Mishel e cila ndër të tjera u pyet nëse ka menduar ndonjëherë të heqë dorë nga rrugëtimi në “BBV2”. Ajo tregoi që po, duke treguar dhe rastet specifike.
“2 herë e kam menduar, një herë para dasme, isha e ngarkuar dhe një herë tjetër tani pa kaluar shumë kohë, kur erdhën banorët e rinj, disa gjëra që u bën bashkë dhe thash nuk dua më … e lejoj ta them që bëra takim me psikologen… atë javë kam qenë e mërzitur se fola me mamin në telefon dhe më dukej sikur i kisha harruar zërin, u mërzita se kuptova që Olta do dilte po nuk e thoja dot, isha e ngarkuar mendoja edhe për njerëzit që kam jashtë më dukej sikur i braktisa”, ka treguar Dea.